PENSIONOHET

Problemet shëndetësore pensionojnë para kohe Bytyqin
24 November, 2017 @14:28
Njëri ndër futbollistët perspektiv që ka mundur të ketë Kosova në të ardhmen, është detyruar ta lë futbollin aktiv, për shkak të problemeve kardiake.
Sinan Bytyqi, 22 vjeç, është diagnostifikuar me kardiomiopati hipertropike dhe për këtë arsye është detyruar të pensionohet nga loja e tij e preferuar, ndërsa Manchester City i ka ofruar punë si skaut i klubit, ka bërë të ditur Daily Mail sot.
Ai së fundi kishte marrë lëvdata nga Pep Guardiola, që i konfirmoi Bytyqit se është duke e vëzhguar te Go Ahead Eagles në Holandë, ku ishte i huazuar.
Mirëpo, më pas ndërroi gjithçka.
“Hyra në Zyrë, pasi më ftuan. Aty ishte trajneri i ekipit, menaxheri, stafi, mjekët. Mendova, çfarë po ndodh tash?. Ishte e çuditshme. Pastaj trajneri ma nxorri një copë letre dhe më tha se mjekët kanë gjetur anomali në testin e monitorimit të punës së zemrës dhe m’u desh të kthehesha në Angli,” ka treguar Bytyqi problemin për gazetën në fjalë.
Më pas në Londër, kjo diagnozë iu konfirmua.
“Më thanë që nëse vazhdojë të luajë futboll, zemra ime ka mundësi 4-5% që të ndalet. Ndërsa nëse nuk luajë, vetëm 1%,” ka vazhduar Bytyqi.