ISMET MUNISHI

Munishi: Djelmoshat sakrifikohen për këtë klub
25 November, 2017 @15:46
Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, në deklaratën e tij pas ndeshjes dhënë për Supersport, ka thënë se lojtarët e Vëllaznimit nuk po arrijnë të shënojnë për shkak të ngarkesës psikologjike që e kanë gjatë javës.
“Jemi vonë me pagesa, vonë për shumë gjëra. Ne po vazhdojmë të luftojmë, të sakrifikojmë çdo gjë për këtë klub. Mendoj se mosshënimi i golave vjen nga ngarkesa psikologjike që e kanë lojtarët gjatë javës, ndërsa për ndeshje secili futbollist mendon vetëm për lojën,” ka thënë fillimisht Munishi, pas disfatës së sotme ndaj Llapit.
“Ne do të vazhdojmë të luajmë dhe të përfundojmë disi këtë stinor. Duhet të bëhet diçka pasi këta djem e meritojnë të trajtohen mirë,” ka shtuar Munishi.
Vëllaznimi sot ka përjetuar humbjen e parë në shtëpi këtë stinor, duke u mposhtur nga Llapi 0-3.