TAHIR BATATINA

Batatina: Rivalët të marrin hapa për qetësim
25 November, 2017 @15:37
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas fitores së shënuar ndaj Vëllaznimit sot në Gjakovë, është shprehur të jetë i lumtur me fitoren dhe ndër të tjera ka falenderuar ekipin gjakovar për mikpritje, por ka pasur edhe fjalë për rivalët që po e ndjekin në luftë për titull.
“Ne kemi treguar se çfarë ekipi stabil jemi. Javën e kaluar kemi shënuar 6 gola në fitore, sot 3. Mendoj se kundërshtarët kanë shkuar në barnatore për të marrë ilaçe për qetësim pas fitores sonë,” ka thënë ndër të tjera Batatina për mikrofonin e Supersportit pas ndeshjes së sotme.
“Ne kemi skuadër me përvojë dhe po synojmë që të arrijmë titullin kampion. Shpresoj që në ndeshjen e ardhshme me Trepçën’89 të bëhen 5 mijë shikues në Podujevë,” ka shtuar ai.
Llapi ka arritur të mbrojë lidershipin në Superligë me fitore ndaj Vëllaznimit 0-3 sot, ndërsa ia ka shkaktuar edhe humbjen e parë gjakovarëve në shtëpi.