VËLLAZNIMI-LLAPI

Llapi njofton Vëllaznimin me humbje në Gjakovë
25 November, 2017 @14:55
Vëllaznimi ka pësuar për herë të parë këtë stinor si vendas, ndërsa ka qenë lideri i Superligës, Llapi, që ia ka shkaktuar këtë humbje sot, duke i mposhtur gjakovarët, 0-3.
Vëllaznimi ka dominuar gjatë ndeshjes, por Llapi është treguar vrasës në momentet e caktuara dhe duke shfrytëzuar edhe gabimet e mbrojtjes, ka shënuar fitore të thellë.
Për Vëllaznimin raste kanë pasur Lorik Rudi, pastaj Adenis Shala e Albutrint Morina, por goli i parë erdhi nga penalltia e mysafirëve shkaktuar nga portieri Gecaj, që ndali Mirlind Dakun, ndërsa Mentor Zhdrella u tregua i saktë nga pika e bardhë, 0-1.
Në pjesën e dytë, pas një gabimi të mbrojtjes vendase, Florim Bërbatovci shënoi për 0-2, ndërsa më pas edhe pse Vëllaznimi përsëri tentoi për të bërë më shumë, ka qenë Bërbatovci që me golin e tij të dytë personal shënoi për përfundimtaren 0-3.
Me këtë fitore Llapi kap kuotën e 33 pikëve dhe ruan lidershipin, ndërsa Vëllaznimi mbetet në zonën e rrezikshme me 22 pikë.