HAJVALIA - RAMIZ SADIKU

Foto: Arkiv
Pas 9 xhirove, Hajvalia fiton
25 November, 2017 @15:51
Skuadra e Hajvalisë ka arritur t’i kthehet fitores në Ligë të Parë të Kosovës, pas 9 xhirove.
Ish-nënkampioni i Kosovës, që tash po garon në Ligë të Parë, fitoren e fundit e ka shënuar në shtator të këtij viti dhe 5 ditë pa u bërë dy muaj të plotë, i është kthyer fitores duke e mposhtur me rezultat minimal në Kishnicë, Ramiz Sadikun e Prishtinës, 1-0.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Me këtë fitore Hajvalia vazhdon të shpresojë për t’i ikur zonës së rrezikshme në Ligë të Parë, derisa ‘ndërtimtarët’ po mbahen rreth mesit të klasifikimit.