DORTMUND - SCHALKE

Foto: Borussia Dortmund
8 gola në ‘Revierderby’
25 November, 2017 @17:42
Pas 5 ndeshjeve pa fitore, Dortmundi vazhdon që të mos e gjejë rrugën e fitores
Dortmund sot barazoi 4-4 ndaj skuadrës së Schalkes dhe numri i tetë golave të shënuara është një tregues i qartë se pse kjo ishte ndeshja kryesore e xhiros në Bundesligë.
Për Dortmundin golashënues ishin Aubamayeng, Gotze, Guerreiro dhe Stambouli, i cili shënoi auto-gol, kurse për Schalken shënuan Burgstaller, Harit, Caligiuri dhe Naldo.
Dortmund shënoi që të gjitha golat në 25 minutat e para të lojës, kurse Tedesco, trajneri i Schalkes, me dy ndërrime taktike në minutën e 33-të u tregua i hatashëm dhe e riktheu ndeshjen.
Gjithashtu, ndëshkimi me karton të kuq i Aubamayang ishte një ndër arsyet pse Schalke 04 e riktheu këtë ndeshje.