REAL MADRID - MALAGA

Ronaldo thyen mallkimin, Reali fiton
25 November, 2017 @18:13
Pas formës jo të mirë të kaluar në disa xhiro me radhë, Cristiano Ronaldo më në fund shënon në La Liga. Portugezi golin e gjeti në fitoren e Realit ndaj Malagas 3-2. Këtë gol lojtari në fjalë e shënoi pas topit të rikthyer nga penalltia e shpërdoruar nga vetë ai, për ta gjetur kështu golin e parë pas një kohe të gjatë në La Liga.
Benzema, Casemiro dhe Ronaldo shënuan për Realin, ndërsa për Malagan, e cila zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, shënuan Rolan dhe Castro.
Reali me këtë fitore i afrohet në 7 pikë Barcelonës, e cila do të luajë nesër ndaj Valencias, skuadër kjo që momentalisht ndodhet në vendin e dytë.