DRITA - VLLAZNIA

Kastriot Rexha me hat-trick, Drita fiton
26 November, 2017 @14:52
Në takimin e luajtur në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Dritës ka arritur të arkëtojë 3 pikë të reja në ndeshjen përballë Vllaznisë së Pozheranit.
Drita rrezikoi që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa rasti i parë erdhi përmes Xhevdet Shabanit, goditja e të cilit u prit nga portieri mysafir Jasir Bajrami. Më pas dominimi i vendasve vazhdoi, por goli vonoi deri në minutën e 50’, moment në të cilin Kastriot Rexha shënoi me kokë pas krosimit nga Xhevdet Shabani dhe Drita krijoi epërsi minimale.
Më pas, ishte përsëri Kastriot Rexha ai që shënoi edhe dy herë të tjera dhe nuk la dilemë për fituesin e këtij dueli. Pas asistimit të Astrit Fazliut, Rexha u tregua i pagabueshëm dhe shënoi për 2-0, e më pas pasoi edhe goli i tretë në minutën e 87’, gol i cili është i shtati për sulmuesin e Dritës në këtë sezon të Superligës.
Përveç fitores, duhet përmendur që skuadra e Dritës tashmë nuk di për humbje që nga xhiroja e katërt e Superligës dhe që nga ajo ndeshje kanë kaluar më tepër se 2 muaj. Kjo formë e mirë bën që Drita momentalisht të ndodhet në vendin e dytë me 4 pikë më pak se lideri Llapi, mirëpo nëse Prishtina fiton nesër, vendi i dytë i takon kryeqytetasve.
Në anën tjetër, problemet për Vllazninë vazhdojnë, pasi që kjo skuadër vazhdon të mbetet me 5 pikë në vendin e fundit në klasifikim.