TREPÇA '89 - FERONIKELI

Pa gola në ‘Riza Lushta’
26 November, 2017 @14:53
Pa gola është mbyllur dueli i luajtur mes dy kampionëve të fundit të Kosovës në dy sezonet paraprake.
Trepça ‘89 e Feronikeli zhvilluan një takim që kaloi me raste për shënim në të dyja anët e fushës, mirëpo rrjetat nuk u tundën në asnjë moment dhe ndeshja u mbyll me rezultat ‘të bardhë’.
Raste më konkrete për shënim patën vendasit, kryesisht për Oto Johnit e Florent Hasanit, ndërkohë që Feronikeli në anën tjetër provoi kryesisht përmes disa gjysëmrasteve.
Ky barazim është i pesti për ‘xehetarët’ sivjet, derisa për Feronikelin i nënti.