HUDDERSFIELD-MANCHESTERCITY
Foto: premierleague.com
Sterling e Aguero, thyejnë H’fieldin
26 November, 2017 @18:50
Fitorja e 12 e stinorit për Manchester Cityn ka qenë shumë më e vështirë sesa që është parashikuar, por ka ardhur gjithsesi, nga djelmoshat në formë të Pep Guardiolës.
Huddersfield ka treguar performancë të jashtëzakonshme, luftë në çdo anë të fushës dhe duele të barabarta me yjet e Manchester Cityt.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Në sekondat e fundit të pjesës së parë vendasit morrën epërsinë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Sergio Aguero barazoi nga penalltia.
E 6 minuta para fundit të takimit, ka qenë Raheem Sterling, që pas një karambolli në portë, shënoi për fitore, 1-2.
Florent Hadërgjonaj ka qenë për 90 minuta në bankën rezervë të Huddersfieldit, ndërsa trajneri David Wagner nuk e ka shfrytëzuar fare atë sot.