MONACO-PSG

Parisi fiton derbin ndaj Monacos
26 November, 2017 @22:56
Kryendeshja e xhiros së 14 ndërmjet Monacos dhe Parisit, përnfundoi me fitoren e parisienëve me rezultat 1-2.
Golat për Parisin erdhën në minutën e 19’ nga Edison Cavani dhe Neymar që shënoi në pjesë të dytë nga penalltia.
Kurse golin e nderit për Monacon shënoi Joao Moutinho nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes, por nuk mjaftoi për fitore.
PSG, pas 14 xhirove, gjendet në pozitën e parë në Ligën e Francës me 38 pikë të grumbulluara dhe aktualisht janë pa humbje, kurse deri më tani kanë shënuar 45 gola dhe kanë pësuar vetëm 10 herë.
Monaco me 29 pikë është në pozitën e tretë, derisa para tyre gjendet Lyoni me pikë të njejta.