JOZYRTARISHT
Sassuolo ndërron trajnerin
27 November, 2017 @9:17
Skuadra e Sassuolos raportohet të ketë larguar trajnerin Cristian Bucchi nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta dhe në vend të tij ka emëruar ish-trajnerin e Udineses dhe Palermos, Beppe Iachini.
Zyrtarisht, Sassuolo nuk ka konfirmuar ende as njërën as tjetrën, mirëpo, pritet që sot Iachini të nënshkruajë kontratën që atë e lidh me klubin deri në qershor të vitit 2019, mësojnë mediat, shkruan Foot Italia.
Sassuolo në 14 ndeshjet e para të stinorit në Serie A ka tubuar 11 pikë, me 3 fitore e 2 barazime, ndërsa të tjerat - humbje.