RAISPORT

REUTERS/Arkiv
Mancini sinjalizon Azzurrët
27 November, 2017 @9:11
Trajneri i Zenit St Petersburgut, Roberto Mancini, në një mënyrë ka bërë të ditur se do të pranonte detyrën e trajnerit të Italisë.
“Do të ishte nder i madh dhe një ëndërr e realizuar,” ka thënë Mancini në një intervistë për Rai Sport.
Italia, që largoi selektorin Giampiero Ventura pas eliminimit në barazh për Botëror, është duke shikuar me kujdes emërimin e trajnerit që do të merrte këtë detyrë.
Janë përfolur emrat e Carlo Ancelottit, Roberto Mancinit, madje edhe rikthimi i Antonio Contes.
Por Federata e këtij vendi, që së fundi ka mbetur pa kryetar me largimin e Carlo Tavecchios, nuk mund të emërojë selektorin e ri pa u inauguruar kryetari i ri i FIGC.