MATTIA DE SCIGLIO

Foto: juventus.it
S’diti ta festojë golin e parë të karrierës
27 November, 2017 @9:26
Mbrojtësi i krahut të Juventusit, Mattia De Sciglio, dje ka shënuar golin e parë të tij në karrierë në fitoren e ekipit 3-0 ndaj Crotones.
Ndërsa de Sciglio, që erdhi te Juventus pas gjashtë stinorëve të kaluar në Milan, ka pranuar se nuk ka ditur si të festojë golin.
“Të shënosh gol qenka një ndjenjë e papërshkrueshme. Nuk dija si të festoja,” ka pranuar ai pas ndeshjes për Sky Italia.
“Të gjithë bashkëlojtarët vrapuan pas meje, edhe Gigi Buffon vrapoi tërë fushën për të festuar golin tim. Ishte shumë emocionale,” ka shtuar De Sciglio, derisa 25 vjeçari gjithashtu ka bërë të ditur gjithashtu se bashkëlojtarët kanë kërkuar darkë për tërë ekipin, për të festuar golin e tij.