MAURO ICARDI

Realit s’ia hapi telefonin
27 November, 2017 @10:15
Sulmuesi argjentinas në formë i Interit, Mauro Icardi, në një bisedë me Sky Sports pas fitores së ekipit ndaj Cagliarit, ku shënoi dy gola u ka bërë të ditur mediave se nuk është i interesuar për t’u larguar nga skuadra.
Icardi po përfolet si opcion për transfer te Real Madridi, verën që vjen, ndërsa vetë 24 vjeçari për këtë çështje ka thënë se s’ka çka të shtojë shumë.
“Nëse më cingron telefoni me ftesë nga Real Madridi, nuk do t’i përgjigjem thirrjes. Nuk ka çka të shtoj më shumë, i dini ndjenjat e mija,” është cituar të ketë thënë Icardi.
Icardi ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2021 ndërsa ka klauzolën e lirimit prej klubi në vlerë prej 110 milionë eurove.