JAVIER PASTORE

Pastore në Madrid, opcion real
27 November, 2017 @10:23
Organizatori i lojës së Paris St Germainit, që nuk po gjen hapësirë shumë në ekip aktualisht, Javier Pastore, është synim i fundit i Diego Simeones.
Njoftimin e ka dhënë sot spanjollja As, duke shkruar se mesfushori 28 vjeç është synim i Simeones, që e do menjëherë lojtarin, në janar të vitit që vjen.
Pastore kaloi për 43 milionë euro nga Palermo te PSG 7 vite më parë, mirëpo tash nuk po gjen vend në ekip, ndërsa parisienët duhet të shesin lojtarë për t’iu afruar barazimit të Fair Playit Financiar.