DEPORTIVO ALAVES

Foto: deportivoalaves.com
Shkarkohet De Biasi
27 November, 2017 @15:32
Ish-selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi, është shkarkuar nga ekipi i tij Deportivo Alaves, ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll, përmes një komunikate në web faqe.
“Me marrëveshje, kemi shkëputur kontratën me Gianni De Biasin, që nga ky moment më nuk është trajner i Deportivo Alavesit, ndërsa përkohësisht detyrën e trajnerit do ta kryejë Javier Cabello,” ka shkruar në njoftimin e klubit spanjoll.
Ekipi ka falenderuar De Biasin për punën e bërë, ndërsa tash do të kërkojë trajnerin e tretë për këtë stinor.
Alaves është i fundit në La Liga me vetëm 6 pikë të fituara nga 13 xhiro.