MIREL JOSA

Foto: prishtinafc.com
S’është viti i duhur për t’u bërë kampion
27 November, 2017 @15:15
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka uruar për lojën të gjithë futbollistët e paraqitur në fushë, duke parë kushtet ku u zhvillua ndeshja. Borozani.com
Ndërsa, sa i përket fitores, ka thënë se me rëndësi janë tre pikët, edhe pse Gjilani ka qenë tejet i mirë në lojë.
“Dua të uroj lojtarët e të dyja skuadrave, sepse kushtet ishin shumë të vështira. Uroj Gjilanin për futbollin që luajti, na shkaktuan probleme, por me rëndësi është që morrëm tre pikë. Tash na presin ndeshje edhe më të vështira dhe duhet të jemi të kujdesshëm,” ka thënë fillimisht Josa.
Sa i përket rikthimit të Mentor Mazrekajt në fushë pas lëndimit ai ka thënë se lojtari nuk është ende as në 10% të mundësive të tij.
“Mazrekaj nuk është as në 10% të formës së tij. Por, për shkak të nevojës e futëm në fushë,” ka thënë Josa për Supersportin pas ndeshjes.
E kur u pyet për garën drejt titullit kampion, befasoi.
“Nuk mund të them se është viti i duhur për t’u shpallë kampion. Nuk bëhen gjërat menjëherë. Ne do ta shohim punën si të organizohemi më mirë. Për mua më me rëndësi është që të japim nga loja në lojë maksimumin dhe të marrim pikët duke përmirësuar lojën,” ka përfunduar Josa.
Prishtina me fitore ndaj Gjilanit 2-1 sot i është afruar 2 pikë liderit Llapi.