ARBNOR MORINA

BOROZANI/ A. P.
Shfrytëzuan dy rastet dhe fituan
27 November, 2017 @15:13
Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, në prononcimin e tij pas ndeshjes së sotme, të cilën ekipi i tij e humbi, ka thënë se vendasit shfrytëzuan rastet e vetme që i kishin për të marrë tre pikët.
“Prishtina i shfrytëzoi dy shutat që i kishte drejt portës dhe e fitoi lojën, ndërsa ne jo. Djemtë luajtën mirë, por golat i kemi pësuar naivisht,” ka thënë Arbnor Morina fillimisht.
“Kemi mundur të bëjmë edhe diçka më shumë të bëjmë, por lëndimet e shumta po na kushtëzojnë. Ne sot kemi pasur 6 mungesa në formacion,” ka shtuar Morina.
“Gati çdo javë po luajmë derbi për shkak të lëndimeve. Edhe javën tjetër do të luajmë ndaj Dritës. Në janar shpresoj të kemi përforcime ashtu qysh kemi biseduar me kryesinë,” ka bërë të ditur në fund Morina.
Gjilani sot ka pësuar tek humbjen e dytë të stinorit, duke u mposhtur 2-1 nga Prishtina. Aktualisht të kuqtë e Anamoravës janë në pozitën e shtatë të klasifikimit me 25 pikë, 8 më pak se lideri Llapi.