ROBERT GJERAJ
BOROZANI/ A.P.
Gjeraj largohet nga Liria
27 November, 2017 @13:13
Ish-kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se nuk është më pjese e klubit të Lirisë.
Ai ka qenë i pakënaqur me trajnerin e skuadrës, Bledi Shkëmbi dhe nuk e ka parë të arsyeshme të qëndrojë më tej në klub.
Në një prononcim ekskluziv për Borozani.com Gjeraj ka konfirmuar largimin e tij nga klubi bardhezi i Prizrenit.
“Jam larguar me vetëdëshirë nga klubi, duke pasur parasysh që kam qenë i pakënaqur me trajtimin, nuk e kam parë të arsyeshme të qëndrojë edhe më,” ka thënë Gjeraj për Borozani.com sot.
Më tej ai ka bërë të ditur edhe planet e tij për të ardhmen, pasi që ka përvojë të madhe në Superligë.
“Plani im është që të vazhdojë të luajë futboll, pasi që u kam vërtetuar të gjithve se mund të luaj. Tash jam në pritje të ofertave zyrtare të klubeve, ngase kam pasur kontakte jozyrtare dhe jam në pritje,” ka thënë Gjeraj.