VINCENZO MONTELLA

Rino ta dërgojë Milanin ku e ka vendin
27 November, 2017 @15:40
Trajneri, tashmë i shkarkuar i Milanit, Vincenzo Montella, është shprehur falenderues për besimin e dhënë nga drejtuesit e ekipit dhe i ka dëshiruar sukses pasardhësit të tij, Gennaro Gattuso.
“Ka qenë nder ta drejtojë Milanin dhe të punojë me këtë grup lojtarësh. Falenderoj tifozët për përkrahjen dhe drejtuesit për mundësinë. Shpresoj që Rino ta dërgojë Milanin aty ku e ka vendin,” ka shkruar Montella në Twitter pak më parë.
Gennaro Gattuso do të drejtojë Milanin tash e tutje, pasi që ekipi shkarkoi Montellën sot. Gattuso deri tash ka punuar si trajner i të rinjëve të ekipit, Milan Primavera.