PAS SHKARKIMIT

Foto: deportivoalaves.com
De Biasi kritikon Alavesin
28 November, 2017 @21:30
Trajneri italian i shkarkuar ditë më parë nga Alavesi, Gianni De Biasi, ka kritikuar tani më ish-skuadrën e tij.
“Asgjë s’më befason më në këtë detyrë,” ka thënë strategu italian, që me vite drejtoi kombëtaren shqiptare të futbollit.
“Besoj se u dhashë vetëbesim lojtarëve pasi që i riktheva nga 5 humbje radhazi të shijojnë fitoren. Klubi është dashur të më besoj më shumë. Tre fitore (2 në La Liga dhe 1 në Copa del Rey) në 8 ndeshje nuk është bilanc i keq, kur dihet se në çfarë pozite e ke marrë ekipin,” ka shtuar ndër të tjera De Biasi për radio Marcan.
Deportivo Alaves ka mbajtur De Biasin për vetëm 8 ndeshje si trajner, për ta shkarkuar atë. Ekipi ka shënuar dy fitoret e vetme në La Liga nën drejtimin e De Biasit, që mori ekipin me bilanc 5 humbje nga 5 ndeshjet e para të stinorit.
Sidoqoftë, ai u shkarkua dhe tashmë ekipi po kërkon trajner të ri, derisa përkohshëm ata do t’i drejtojë Javier Cabello.