ARSENAL

Wenger siguron, Ozil e Sanchez s’shkojnë askund
28 November, 2017 @11:08
Trajneri shumëvjeçar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka siguruar adhuruesit e ekipit se mesfushorët e ekipit, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, nuk do të largohen nga ekipi, siç po përflitet.
Në një deklartaë para ndeshjes ndaj Huddersfieldit, Wenger ka thënë:
“Ata nuk do të shkojnë askund. Janë lojtarë të Arsenalit. Vetëm diçka e pabesueshme mund t’i largojë ata nga këtu,” ka thënë ndër të tjera Wenger, për futbollistët të cilëve u skadon kontrata në fund të këtij stinori dhe nga janari mund të hynë në bisedime me ekipe tjera.