NGA KONFERENCA E PARË

Graph.: acmilan/fb
Gatusso tregon kapitenin e Milanit
28 November, 2017 @16:09
Trajneri i përkohshëm i Milanit, Gennaro Gattuso, që prej dje morri detyrën e shefit të shtabit teknik, pas shkarkimit të Vincenzo Montellës, ka treguar kush do të jetë kapiten i rossonerëve nën drejtimin e tij.
“Kapiteni i Milanit është Leonardo Bonucci dhe do të mbetet Bonucci. Krejt çka kam kërkuar nga lojtarët është të jenë bashkë në çdo situatë dhe të jenë të disciplinuar,” ka thënë Gattuso në konferencë për shtyp sot.
Ai sot ka stërvitur për herë të parë ekipin e parë të Milanit. Ndërsa do debutojë të dielën në duel ndaj Beneventos së Berat Djimsitit dhe Ledian Memushajt.