THE BAGGIES
Foto: premierleague.com
WBA gati të zyrtarizojë trajnerin e ri
29 November, 2017 @9:37
Skuadra e West Bromwich Albion (WBA) është shumë afër që të zyrtarizojë si trajner të ri të ekipit, Alan Pardew.
WBA më 20 nëntor shkarkoi nga detyra Tony Pulisin dhe akutalisht është duke u drejtuar prej Gary Megsonit.
Ekipi mbrëmë, shpërdoroi epërsinë 2-0 ndaj Newcastle United në shtëpi, duke barazuar 2-2 në fund.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Pardew, shkruan BBC Sport, nëse zyrtarizohet, do të bëhet trajneri i gjashtë i WBA-së në gjashtë vitet e fundit.
Duelet e radhës për WBA-në në Premier Ligë janë: pritja e Crystal Palace, pastaj udhëtim në Liverpool e Swansea, para pritjes në shtëpi të Manchester Unitedit.