KUPA PAVARËSIA 2017

Foto: FCStruga/fb
Struga triumfoi në Kupa Pavarësia 2017
29 November, 2017 @8:52
Skuadra e Strugës në futboll ka triumfuar në turneun Kupa e Pavarësisë 2017 të zhvilluar dje në Korçë.
Liria u mposht nga Otranti në ndeshjen e parë gjysmëfinale 1-2, ndërsa më pas Struga mposhti Tiranën 1-0 me golin e Migjen Sherifit, për t’u bërë ekipi i dytë finalist i turneut.
Në finale, Struga fitoi pas penalltive ndaj Otrantit pasi që ndeshja përfundoi 0-0.
Ndërsa ekipi i Lirisë fitoi trofeun fair-play të këtij turneu tradicional të organizuar nga FSHF.