LEICESTER-TOTTENHAM

Foto: premierleague.com
Spurs gabojnë përsëri
28 November, 2017 @22:37
Në një lojë që të kujtonte sezonin e kampionëve me dyshen Mahrez-Vardy, Leicester City arriti të marrë të tri pikët në përballje me Tottenhamin.
Jamie Vardy shënoi një gol të bukur pas asistimit të Marc Albrighton në minutën e 13, për të dyfishuar epërsinë Riyad Mahrez në kohën shtesë të pjesës së parë.
Mysafirët u kthyen në lojë me golin e Harry Kane në minutën e 79, i asistuar nga i kthyer në fushë pas një lëndimi të rëndë, Erik Lamelas.
Me këtë fitore, Leicester City ngjitet në pozitën e nëntë me 17 pikë, derisa Tottenham mbetet në pozitën e gjashtë me 24 pikë.