WEST BROM

Pardew zyrtarizohet te WBA
29 November, 2017 @12:06
Para pak çastesh, WBA në faqen zyrtare ka bërë të ditur se Alan Pardew është trajner i ri i skuadrës, ashtu siç pritej.
Pardew 56 vjeç pritet të këndell skuadrën, ndërsa fjalët e tija të para si trajner i ekipit kanë qenë:
“Jam shumë i lumtur me mundësinë që m’u dha. Do të punoj me zell me një grup lojtarësh të talentuar që do të kem në dispozicion. Sfida e menjëhershme është mundësia që të nxjerrim rezultate dhe të ngritemi në tabelë.”
WBA mbrëmë nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej 2-0 ndaj Newcastle, për të shpëtuar një pikë në fund të ndeshjes, 2-2.