ARMEND THAQI

Angazhim maksimal, fitorja na stabilizon
30 November, 2017 @22:32
Futbollisti i parë aktiv (përveç portierëve) nga Superliga e Kosovës që ka arritur të luaj për reprezentacionin e Kosovës në futboll, Armend Thaqi, është gati për sfidën e radhës dhe të fundit për vitin 2017 në Superligë.
Në derbi s’shikohen rezultatet paraprake - ARMEND THAQI
Në një bisedë me Borozani.com, Thaqi ka thënë se ekipi i tij është gati për ndeshje dhe do të jetë i angazhuar maksimalisht për lojën.
“Derbi është një ndeshje ku nuk shikohen rezultatet paraprake, një ndeshje që nuk varet nga pozita në të cilën je në tabelë. Kjo ndeshje do të thotë shumë për ne pasi që na stabilizon në rast të fitores.
Rezultati shihet në fushë - ARMEND THAQI
Presim angazhim maksimal, ndërsa sa i përket rezultatit, le t’ia lëmë fushës të flasë.” - u shpreh mbrojtësi i djathtë i Gjilanit, Thaqi.
Gjilani aktualisht është ekipi me më së shumti barazime në Superligë, gjithsej 10. Ndërsa në derbin e madh të Anamoravës, ekipi do të hyjë në lojë për fitore për të pasur fund sa më të mirë të vitit 2017, për të vazhduar me rezultate të mira në pranverë.
Takimi i parë mes skuadrave ishte mbyllur 1-1, ndërsa dueli i kësaj fundjave zhvillohet të dielën (3 dhjetor) me fillim nga ora 13:00.