EVERTON - WEST HAM

Wazza me hat-trick, Evertoni ‘shkel’ West Hamin
29 November, 2017 @22:54
Me hat-trickun e tij të parë pas gati 6 viteve, Wayne Rooney i ka dhuruar Evertonit një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e sontme ndaj West Hamit.
‘Wazza’ dëshmoi edhe një herë që West Hami mbetet një nga kundërshtarët të preferuar të tij, pasi që ndaj kësaj skuadre Wazza ka shënuar pothuajse gjithmonë edhe në kohën sa ishte lojtar i Manchester United. Madje, një nga golat e tij sonte u shënua nga më tepër se 55 metra, gol i cili padyshim që do të jetë në listën e një prej golave më të bukur në karrierën e këtij lojtari.
Kjo fitore e Evertonit erdhi pak orë pasi Sam Allardyce u zyrtarizua si trajner i ri i skuadrës, mirëpo trajneri në fjalë nuk e kishte drejtimin e skuadrës sonte. Sa i përket taborrit kundërshtar, West Hami drejtohej nga David Moyes, i cili u largua me kokën ulur nga stadiumi ku u bë i famshëm si trajner.