ARSENAL-H'SFIELD
Fotot: premierleague.com
Të paprekshëm në Emirates
29 November, 2017 @22:23
Arsenali ka vazhduar me formën e shkëlqyer në Emirates Stadium edhe sot. E shtata fitore me radhë në shtëpi për djelmoshat e Arsene Wengerit, me një Mesut Ozil në super formë që ka asistuar në dy dhe ka shënuar një gol për fitoren 5-0 të topçinjëve ndaj Huddersfieldit.
Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka ishin në fushë për 90 minuta te Arsenali, ndërsa Florent Hadërgjonaj gjithashtu për ekipin kundërshtar që u tregua të jetë i pafuqishëm ndaj vendasve.
Alex Lacazette hapi serinë e golave për Arsenalin sonte, derisa në pjesë të dytë shpejt-e-shpejtë Olivier Giroud (2), Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil përfunduan dilemat e fituesit të ndeshjes dhe sollën tre pikë të radhës për Arsenalin, para derbit ndaj Manchester Unitedit që luhet të shtunën, gjithashtu në Emirates.