SKENDERAJ

Futbollistët e Drenicës ndërprejnë bojkotin
29 November, 2017 @14:34
Përmes një njoftimi të lëshuar në Facebook ekipi i Drenicës ka bërë të ditur se lojtarët kanë ndërprerë bojkotin.
“Në mënyrë unanime lojtarët kanë vendosur që të ndërpritet bojkoti, përkundër kushteve të vështira,” është thënë ndër të tjera në njoftimin e ekipit nga Skenderaj.
Djelmoshat e drejtuar nga Bekim Shotani kanë pasur rezultate të mira këtë stinor, përkundër moskryerjes së obligimeve financiare ndaj lojtarëve nga kryesia.
Dje, kryesia e klubit ka dhënë dorëheqje, ndërsa sot futbollistët kanë vazhduar stërvitjet.
Drenica deri në pushimin dimëror do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje. Këtë fundjavë ndaj Lirisë në Skenderaj dhe në mesjavën që vjen, në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës.