CITY - SOUTHAMPTON

Shpëtimtari Sterling, City vazhdon fitoret!
29 November, 2017 @22:59
Njëjtë si ndaj Bournemouthit në fundjavë, edhe sonte Raheem Sterling doli të ishte shpëtimtari i Manchester Cityt!
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola vuajti shumë, por në fund doli fituese në takimin ndaj Southamptonit në shtëpi, fitore kjo që i mban +8 pikë nga rivali i qytetit.
Përveç kreut të tabelës, Cityt ndodhet akoma pa humbje pas 14 xhirove në Premier League, gjë që e dëshmon formën e shkëlqyeshme që kjo skuadër po e kalon.