NGA DISCIPLINORJA

Dy lojtarë të KEKut suspendohen
30 November, 2017 @20:28
Për shkak të sjelljeve të tyre, dy lojtarë të KEKut që ishin në procedurë disciplinore nga KG i FFK-së janë suspenduar me nga 2 ndeshje moslojë sipas radhës - është vendimi i fundit i KD-së, botuar sot në faqen zyrtare të FFKsë.
Njoftimi i FFK-së:
EGZON QERIMI; lojtar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga Obiliqi me numër të ID kartelës; 1160M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 8, në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – KEK-u e zhvilluar në Gjilan (raportet e gjyqtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar; Egzon Qerimi)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
-
LIRIDON KUKAJ; lojtar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga Kastrioti me numër të ID kartelës; 000892M83 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 21, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjën e javës së XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KIKA – KEK-u e zhvilluar në Gjilan (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Liridon Kukaj)
DENOHET
Me ndalesë lojë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.