SPANJOLLI 31 VJEÇ

Foto: mcfc.co.uk
David Silva vazhdon
30 November, 2017 @19:32
Njëri ndër mesfushorët më me përvojë në ekipin lider të Premier Ligës, David Silva, ka vazhduar kontratën aktuale me klubin e tij edhe për një stinor, ka bërë të ditur BBC Sport sot.
Ai tashmë ka nënshkruar kontratën që e mban atë të lidhur me ekipin e Manchester Cityt deri në qershor të vitit 2020.
“Jashtëzakonisht jam krenar me atë që kam arritur te City deri tash dhe e ndjej se jemi në pozitë të mirë për të vazhduar të fitojmë trofe,” ka thënë spanjolli 31 vjeç, që me ekipin e kaltër të Manchesterit ka fituar 2 tituj kampioni, FA Kupën dhe 2 Kupa të Ligës.