PARA NDESHJES FERONIKELI - PRISHTINA

Feronikeli e Prishtina takohen në Drenas
1 December, 2017 @13:00
Në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor, Feronikeli e Prishtina takohen mes vete këtë të shtunën me fillim nga ora 13:00. Dueli mes këtyre dy skuadrave zhvillohet në ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit, stadium ky i cili ka qenë ‘shtëpia’ e të dyja skuadrave sivjet, me Prishtinën që ende nuk e ka të renovuar totalisht stadiumin e saj.
Ndeshja e parë mes skuadrave e zhvilluar në fund të shtatorit kishte përfunduar 0-0, ndërsa nesër pritet që të dyja të luftojnë vetëm për fitore në mënyrë që ta vazhdojnë ndjekjen e kreut të klasifikimit.
Në rast të fitores, Prishtina ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe një humbje e mundshme e Llapit do t’i mundësonte Prishtinës që të jetë kampione vjeshtore, derisa në anën tjetër, një fitore e Feronikelit e ngjit këtë skuadër në totalin e 30 pikëve.