VLLAZNIA-FLAMURTARI

Foto nga arkivi
Fitore për dimër shpresëdhënës
1 December, 2017 @14:58
Vllaznia e Pozharanit ka arritur të shënojë fitore në xhiron e fundit para pushimit dimëror të Superligës.
Ekipi ka shënuar fitore për herë të parë nën drejtimin e trajnerit të ri të skuadrës, Bylbyl Sokoli, që nga ndeshja në ndeshje po shkon drejt përmirësimit të nivelit të lojës së ekipit dhe sot, kjo u kurorëzua me fitore, 2-0 ndaj Flamurtarit.
Festim Krasniqi ka shënuar golin e parë të Vllaznisë sot në përballje ndaj Flamurtarit, kur qëlloi rrjetën në minutën e 20 të ndeshjes, për 1-0.
Ndërsa dominimi i Vllaznisë vazhdoi edhe më tej, për t’u kurorëzuar me gol 11 minuta para fundit të ndeshjes, kur Maliq Beluli shënoi për vulosjen e fitores së pozharanasve, 2-0.
Me këto tre pikë, Vllaznia mbetet e fundit në klasifikim, por tashmë vetëm 3 pikë larg Flamurtarit dhe 5 larg zonës së barazhit.