LLOGARITË

Foto: prishtinafc.com
Si mund të bëhet Prishtina kampione vjeshtore?
2 December, 2017 @11:39
Skuadra e Prishtinës, që është aktualisht në pozitën e dytë të klasifikimit të Superligës, sot e zhvillon duelin e fundit për këtë vit në Superligë dhe ka mundësi të bëhet kampione vjeshtore - të vetmit pas Llapit lider, derisa të tjerët nuk kanë gjasa teorike për këtë.
Mirëpo, për t’u bërë kampione vjeshtore Prishtina së pari duhet të mposht Feronikelin sot, ashtu që të kalojë në vend të parë të klasifikimit.
E nesër, duhet të shpresojë që Trepça’89 do ta mposht Llapin në duelin mes tyre, ashtu që të llapjanët të mbeten pas me pikë.
Në rast të barazimit të Llapit nesër dhe fitores së Prishtinës sot, ekipet do të kryejnë vjeshtën në Superligë me nga 34 pikë dhe golaverazhi do të vendos për të parin e vjeshtës në Superligë.
E Llapi, punët i ka pastër, nëse fiton, vjeshtën e përfundon në krye të Superligës dhe ka çka të festojë për Vitin e Ri.