BLEDI SHKËMBI

BOROZANI/Arkiv
Mospërqëndrimi na dënoi
2 December, 2017 @16:11
Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes së humbur ndaj Drenicës ka thënë se mospërqëndrimi në sekondat e fundit dënoi ekipin e tij.
“Pavarësisht golit në fund, lojtarët bënë paraqitje të mirë. Kishim rast për të shënuar dhe ndoshta fituar ndeshjen, por futbolli e ka kështu. Në fund është dashur të jemi më të kujdesshëm, por futbolli këtë e ka, të dënon në sekondën e fundit nëse nuk je i përqëndruar,” ka thënë ndër tjera korçari Shkëmbi pas disfatës.
Liria u mposht nga Drenica sot 1-0 me golin e pësuar në kohën shtesë, ndërsa me këtë ndeshje është mbyllur pjesa vjeshtore e kampionatit për skuadrat.