BESA-PEJA

Foto: fcbesa.com
Besa fiton derbin lokal, pranë kreut
2 December, 2017 @16:45
Në derbin lokal të qytetit të Pejës mbrëmë në Superligë, ekipi i Besës ka mposhtur ekipin e Pejës, 5-2 në një përballje tejet interesante.
Besa përfundoi pjesën e parë në epërsi 3-1, me anë të golave të shënuara nga Jeton Rukovci, Rron Radoniqi dhe Vahid Krasniqi.
Mirëpo, Peja minimizoi epërsinë e tyre në pjesë të dytë në 3-2. Kjo si duket këndelli të bardhët e Pejës, që me golat e Rron Radoniqit dhe Melos Kelmendit përfunduan dilemat e fituesit të ndeshjes, për 5-2 përfundimtare.
Pas kësaj fitoreje, Besa vazhdon të ndjek Feniksin në krye, pasi që ka vetëm 3 pikë më pak, derisa Peja ka pësuar humbjen e pestë të stinorit.