BAYERN-HANNOVER

Foto: bayern.de
Bavarezët i kthehen fitores
2 December, 2017 @17:45
Bayern Munchen është këndellur menjëherë pas humbjes në xhiron e kaluar nga Borussia Monchengladbach.
Bavarezët kanë mposhtur Hannoverin sot me rezultat 3-1, edhe pse pjesa e parë u shkoi vështirë, 1-1, derisa Hannover pati edhe një penallti të dështuar.
E në pjesë të dytë, Bayern me francezin e ri Kingsley Coman dhe polakun Robert Lewandowski, që shënuan njëri pas tjetrit në dallim 20 mintuësh, arritën fitoren komode, 3-1.
Me këtë fitore të Bayernit dhe dështimin e Leipzigut ndaj Hoffenheimit, diferenca mes kryesuesit dhe ndjekësit tashmë është bërë 6 pikë.