BENEVENTO - MILAN
Portieri Brignoli hero në debutimin e Gatussos
3 December, 2017 @14:31
Pas 14 humbjeve në 14 ndeshjet e para në Serie A, Benevento e ka fituar sot pikën e parë në ndeshjen ndaj Milanit, ndeshje në të cilën te ‘rossonerët’ si trajner debutoi Gennaro Gatusso.
U mendua se Milani do ta mbyllte me fitore këtë takim, përkundër faktit që kjo skuadër ishte me 10 lojtarë në 15 minutat e fundit pas përjashtimit të Romagnolit, mirëpo heroi i vendasve ishte portieri Brignoli, i cili u nis në sulm në aksionin e fundit të ndeshjes dhe i dha pikën e parë sezonale skuadrës së tij me një gol mjaft të bukur.
Benevento sot e arriti pikën e parë sezonale, ndërsa ky barazim është një tjetër hap prapa për Milanin në luftën për arritjen e synimeve sezonale.
Absolute scenes in Benevento! Goalkeeper 95th minute equaliser against AC Milan to win their first every point in Serie A. What a header. pic.twitter.com/jL0PhM0zNS
— Mootaz Chehade (@MHChehade) December 3, 2017