Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UNITED - NEWCASTLE

Rikthehen yjet, rikthehet fitorja

Rikthehen yjet, rikthehet fitorja


18 November, 2017 @20:23

Ashtu sikur të gjithë favoritët e tjerë në Premier League sot, edhe Manchester United ka shënuar fitore në takimin e xhiros ndaj Newcastle United.

‘Djajtë e Kuq’ fitoren e sotme e arritën pas përmbysjes së rezultatit nga 0-1 në 4-1, me mysafiët që avancuan të parët, duke bërë që United ta pësojë golin e parë sivjet në shtëpi.

Reagimi i United erdhi shumë shpejt. Nën udhëheqjen e Paul Pogbas, i cili luajti për herë të parë pas gati 2 muajve, United shënoi 4 herë dhe takimin e mbylli me fitore 4-1.

TABELA AKTUALE PREMIER LEAGUE

Përveç fitores dhe rikthimit të Pogbas, lajm i mirë për Mourinhon sot ishte edhe rikthimi i Zlatanit nga lëndimi. Suedezi, që u rikuperua në kohë rekord nga lëndimi i gjurit, sot luajti për disa minuta, ndërsa inkuadrimi i tij dhe çdo prekje e topit që bënte ai, pritej me ovacione të mëdha nga të pranishmit në ‘Teatrin e Ëndrrave’.


 
Të gjitha lajmet nga