Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË BASHKIMIT

Rikthimi i madh i Bashkimit, flet trajneri Bajra

TOPSPORTI/ A. Paçarizi

Rikthimi i madh i Bashkimit, flet trajneri Bajra


31 January, 2021 @20:59

Trajneri i Bashkimit Illmen Bajra është shprehur të jetë i lumtur me fitoren e arritur ndaj Rahovecit.

Bajra ishte diskualifikuar nga referët pas protestave në disa vendime të tyre, ndërsa ekipi në pjesë të dytë ishte krejtësisht tjetër në krahasim me atë që ishte në pjesë të parë të lojës.

“Në termet basketbollistike mund të them që loja ka pas shumë “up’s and down’s” ngritje dhe ulje. Për neve ka qenë ndeshje shumë e vështirë. Nuk e pritëm që përsëri do të ngritemi në lojë, por në çerek të tretë pasi që morëm në kontroll lojën, në të katërtën shfrytëzuam gjithçka dhe arritëm te fitorja,” ka thënë Bajra pas ndeshjes.

Ai u pyet nga gazetari i kanalit transmetues të ndeshjes se çka u tha lojtarëve në pushimin e pjesëlojëve, pasi që siç dihet Bashkimi u fut në pjesë të parë me disavantazh 43-55, ndërsa në fund fitoi 86-83.

“Në pjesën e parë nuk shkoi asgjë. Nuk thashë asgjë speciale. U thashë të luajnë për veten dhe për ekipin, të tregojnë më të mirën e tyre dhe me lojë agresive djelmoshat e arritën fitoren,” ka treguar Bajra.

Bashkimi këtë stinor nuk e kishte mposhtur asnjëherë Rahovecin në Superligë. Pas dy humbjeve ndaj vreshtarëve në pjesën e parë të kampionatit, kjo ka qenë fitorja e parë e arpaxhikëve ndaj Rahovecit dhe triumfi i parë i Bajrës ndaj Bujar Locit.


 
Të gjitha lajmet nga