Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVENTUS 2-2 SALERNITANA

Rikthimi kaotik për barazim!

Rikthimi kaotik për barazim!


11 September, 2022 @23:35

Juventus ka arritur të rikthehet prej 0-2 ndaj Salernitanës në një ndeshje ku Leonardo Bonucci shënoi për barazim 2-2 në kohën shtesë pasi që penalltia e mbrojtur iu kthye atij përsëri për të shënuar, ndërsa goli që u mendua të jetë i fitores nga zëvendësuesi Arek Milik, u anulua nga VAR, kurse tri kartona të kuq u treguan nga referi kryesor në minutat shtesë të ndeshjes!

Përfundimtarja, Juventus 2-2 Salernitana [Bremer 51, Bonucci 90+3 - Candreva 18, Piatek 45+5pen.] ndërsa momentet e fundit, Milik shënon me kokë dhe merr kartonin e dytë të verdhë në ndeshje për shkak të festës së golit, duke e zhveshur fanellën.

Më pas VAR intervenon, referi anulon golin e Milikut pasi që Bonucci interferon në lojë! Në këto momente, Juan Cuadrado (Juv) e Federico Fazio (Sal) skuqen, bashkë me Max Allegrin!

Juventus tashmë dy ndeshjet e fundit në Serie A barazon, e Salernitana në tre të fundit barazon!

 


 
Të gjitha lajmet nga