Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRANIT RUGOVA - PAS NDESHJES

Rivali ishte shumë i fortë

Rivali ishte shumë i fortë


10 February, 2016 @13:24

Basketbollisti i Bashkimit Granit Rugova ka thënë se Bashkimi ka bërë gjithçka me fuqinë e tij mbrëmë ndaj Mornarit në Tivar, por rivali ka qenë shumë i fortë. 

“Ne nuk arritëm të luanim më mirë ndaj një rivali kaq të fortë. I uroj ata për lojë të mirë dhe fitore. Ne e bëmë më të mirën tonë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për më shumë në këtë ndeshje,” ka thënë Rugova, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot. 

TABELA AKTUALE E BIBL

Bashkimi mbrëmë ka regjistruar humbjen e dytë me radhë në kuadër të Grupit C të BIBL. Ndeshjen e parë e humbën nga Teodo në Prizren, ndërsa mbrëmë si mysafir. 

Bashkimi në ndeshjen e radhës udhëton drejt Bullgarisë për tu takuar me Beroen, që gjithashtu nuk ka fitore në Grupin C. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League