EKSKLUZIVE
Rol i ri në parket për Konjushën
11 April, 2019 @23:22
Sonte në ndeshjen Ylli-Lipjani, pas një kohe të gjatë në Superligë ka referuar një femër.
Ishte Irma Konjusha që e ndau drejtësinë, për herë të parë në karrierën e saj si refere.
Konjusha është njëra ndër yjet e skuadrës së Prishtinës në Ligën e Femrave, por sonte u tregua edhe si refere.
Irma në një bisedë për Topsporti.com ka thënë se në fillim të ndeshjes kishte emocione, por me kalimin e kohës çdo gjë përfundoi mirë.
“Ishte një ndeshje pak me stres në fillim, sepse ishte loja e parë e imja që e referova në Superligën e Kosovës,” ka thënë fillmisht ajo duke treguar emocionet e para të saj në rol tjetër në parket.
“Më pas me mbështetjen e kolegëve kam drejtuar ndeshjen pa probleme, ku në fund gjithçka përfundoi mirë,” ka thënë Konjusha për TopSportin.
Irma Konjusha u bë femra e dytë në histori që ka referuar në një ndeshje të Superligës, e para ishte Florentina Thaqi.