LIDERI

Kawhi Leonard/ Foto:nba.com
San Antonio në krye të Perëndimit
14 March, 2017 @9:09
Me fitoren ndaj Atlanta Hawksit sot, San Antonio Spurs është ngritur në krye të Konferencës Perëndimore me bilanc të njejtë sikurse Golden State Warriors.
Spurs e mposhti Atlantën me rezultat 107-99, derisa shkëlqeu Kawhi Leonard me 31 pikë, 5 kërcime e 4 asistime.
Te “shqiponjat” më i dalluari ishte gjermani Dennis Schroder me 22 pikë e 10 asistime.
San Antonio ka bilanc prej 52 fitoreve e 14 humbjeve dhe gjendet në pozitën e parë në Perëndim, së bashku me Golden State Warriorsat.