Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHRIS DIAL

San Antonio, përvojë e madhe

San Antonio, përvojë e madhe


1 July, 2015 @13:12

Kampi në San Antonio është përvojë e madhe për basketbollistët e rinjë kosovarë. Kështu mendon trajneri amerikan, Chris Dial, i cili është përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës U-16.

Përfaqësuesja U-16 kosovare ka qëndruar për disa ditë në San Antonio të SHBA-së, për t’i kryer përgatitjet atje para Kampionatit Europian që do të zhvillohet në San Marino.

“Kampi në San Antonio na ka hyrë shumë në punë, sepse djemtë e kanë fituar një përvojë shumë të madhe. Në fakt ata kanë qenë të befasuar me nivelin e basketbollit në SHBA dhe kjo është normale. Por unë jam i sigurt se në San Marino ata nuk do të befasohen, sepse tashmë kanë pasur rastin të shohin basketboll të një niveli krejt tjetër prej atij që luhet në Kosovë. Djemtë kanë punuar individualisht me trajnerë të klasit të lartë, kanë luajtur ndeshje miqësore me kolegje shumë të forta dhe për mua ka qenë shumë e rëndësishme që ata të mësohen të përballen me kundërshtarë të fortë, sepse të tillë do të jenë edhe në Kampionatin Europian. Unë jam më se i bindur se përvoja e fituar në SHBA do t’ju shërbejë këtyre basketbollistëve të rinj për gjithë jetën,” ka thënë Dial, transmeton faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kampionati Europian në U-16 do të fillojë nga 6 korriku deri më 11 korrik, derisa Kosova do të garojë në grupin B të divizionin C, së bashku me Monakon, Uellsin dhe Gjibraltarin.


 
Të gjitha lajmet nga