SIGAL PRISHTINA
Selakovs dhe Diggs, largohen
29 April, 2014 @9:18
Qendra letoneze, Andrejs Selakovs dhe playmakeri amerikan, Jamar Diggs, më nuk do të jenë pjesë e Sigal Prishtinës këtë stinor, bëjnë të ditura mediat sot.
Dyshja që erdhi së fundi si përforcim para Final Fourit të ligës ballkanike, nuk arriti të ndikojë në një lojë më të mirë të ekipit bardhekaltër nga kryeqyteti derisa edhe kontributi i tyre në ndeshjet e fundit kanë qenë modest.
Selakovs 210 centimetërsh në ndeshje ndaj Galil Gilboas u paraqit vetëm 9 minuta, derisa Jamar Diggs 15. Kurse dyshja përkundër se pati minutazhë më të madhe në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë, gjithsesi nuk arriti të ndikojë më shumë për fitoren aq shumë të kërkuar të prishtinasve. Ndaj Balkan Botevgrad, Selakovs luajti 14, derisa Diggs 18 minuta - që u panë të jenë minutat e fundit të tyre të kaluara në parketet kosovare me Sigal Prishtinën.
Sigal Prishtina kështu do të vazhdojë kampionatin me tre të huaj: Kendrick Jones, Tay Waller dhe Aurimas Kieza, që tashmë është i lënduar paksa.